Isak Njutoni

 Isak Njutoni (Isaac Newton)


Isak Njutoni
 (emri në anglisht Isaac Newton; 25 dhjetor 1642 – 20 mars 1727) ishte një fizikan, astronom, filozof, teolog dhe matematicien anglez i cili është konsideruar gjerësisht si një nga shkencëtarët më me influencë të të gjitha kohërave dhe si një figurë kyçe në revolucionin shkencor. Libri i tij "Philosophiae Naturalis Principia Mathematica" (Principet Matematike të Filozofisë Natyrore), botuar së pari në vitin 1687, hodhi themelet për "mekanikën klasike".

Njutoni formuloi ligjet e lëvizjes dhe të gravitetit universal që dominoi pikëpamjen e shkencëtarëve të universit fizik gjatë tre shekujve të ardhshëm . Ai gjithashtu tregoi se nocioni i objekteve në tokë dhe trupave qiellorë mund të përshkruhet nga të njëjtat parime. Njutoni ka ndërtuar teleskopin e parë praktik reflektues dhe zhvilloi teorinë e ngjyrës në bazë të vëzhgimit se një prizëm zbërthen dritën e bardhë në shumë ngjyra të spektrit të dukshëm. Ai ka formuluar edhe një ligj empirik të ftohjes dhe ka studiuar shpejtësinë e zërit.

Në Principia, Njutoni formuloi ligjet e lëvizjes dhe gravitetin universal që formësoi këndvështrimet shkencore kryesore deri sa u zëvendësua nga Teoria e Relativitetit. Njutoni përdori shpjegimet e tij matematike të gravitetit për të derivuar ligjet e lëvizjes së planetëve të Keplerit, duke llogaritur baticat, trajektoret e kometave, precedentët e ekuinokseve dhe fenomeneve të tjera natyrore, duke zvenitur më tej dyshimet për heliocentricitetin e sistemit diellor. Ai demonstroi se lëvizja e objekteve në Tokë dhe trupat qiellorë mund të llogariten nga të njëjta principe. Konkluzioni i Njutonit se Toka është një sferoid i shtypur në pole, u konfirmua më vonë nga matje gjeodezike të Maupertuis, La Condamine dhe të tjerë duke bindur shumicën e shkencëtarëve evropianë për superioritetin e mekanikës njutoniane mbi sistemet e mëparshme.

Njutoni ndërtoi teleskopin  e parë praktik reflektues dhe zhvilloi një teori të sofistikuar të ngjyrave të bazuar në vëzhgimet e kryera me një  prizëm qelqi që zbërthen dritën e bardhë në ngjyrat e spektrit të dukshëm. Punimet e tij mbi dritën u grumbulluan në librin e tij shumë influencues “Optika”, i botuar në 1704. Ai formuloi gjithashtu një ligj empirik për ftohjen, bëri llogaritjen e parë  teorike për shpejtësinë e dritës dhe prezantoi i pari nocionin e lëngjeve njutoniane. Në vazhdimësi të punës së tij në llogaritje, si një matematikan, Njutoni kontribuoi në studimin e serive të energjive, gjeneralizoi teoremën binomiale të eksponentëve me numra jo të plotë, zhvilloi një metodë për të përafruar zgjidhjet e një funksioni dhe klasifikoi shumë prej kurbave të rrafshit kubik.

Comments

Popular posts from this blog

Futbolli!

Blogu im i pare!