Posts

Showing posts from June, 2022

Galileo Galilei

Image
  Galileo Galilei Galileo Galilei  (lindi më  15 shkurt   1564  në  Piza ; vdiq më  8 janar   1642  në  Arcetri  të  Firences ), ishte një  matematikan ,  fizikan ,  astronom  dhe  filozof   italian . Renditet si një nga  shkencëtarët  më të mëdhenj të kohës moderne. Galileo njihet si "babai i fizikës moderne". Emri i tij është i lidhur me kontribute të rëndësishme në  dinamikë , ( Parimi i plogështisë , ligji i rënies së sendeve të rënda) dhe në  astronomi  (me zbulimin e  rrotullimit  të  tokës , të  njollave diellore ,  Hënore , të  sateliteve  të  Jupiterit , fazave të  Afërditës , yjet që përbëjnë  Rrugën e Qumështit  dhe përmirësimin e  teleskopit ) dhe me futjen e  mënyrës shkencore  (përmendur shpesh si  mënyra galileane ). U padit se donte të përmbyste  filozofinë natyrore  aristoteliane dhe  Shkrimet e Shenjta , prandaj u dënua nga  kisha katolike  si  heretik  dhe u detyrua të japë dorëheqjen mbi bindjet e tij astronomike, më  22 qershor   1633 . Më 3 korrik 1633 a

Isak Njutoni

Image
  Isak Njutoni (Isaac Newton) Isak Njutoni  (emri në anglisht  Isaac Newton ; 25 dhjetor 1642 – 20 mars 1727) ishte një fizikan, astronom, filozof, teolog dhe matematicien anglez i cili është konsideruar gjerësisht si një nga shkencëtarët më me influencë të të gjitha kohërave dhe si një figurë kyçe në revolucionin shkencor. Libri i tij " Philosophiae Naturalis Principia Mathematica " (Principet Matematike të Filozofisë Natyrore), botuar së pari në vitin 1687, hodhi themelet për "mekanikën klasike". Njutoni formuloi ligjet e lëvizjes dhe të gravitetit universal që dominoi pikëpamjen e shkencëtarëve të universit fizik gjatë tre shekujve të ardhshëm . Ai gjithashtu tregoi se nocioni i objekteve në tokë dhe trupave qiellorë mund të përshkruhet nga të njëjtat parime. Njutoni ka ndërtuar teleskopin e parë praktik reflektues dhe zhvilloi teorinë e ngjyrës në bazë të vëzhgimit se një prizëm zbërthen dritën e bardhë në shumë ngjyra të spektrit të dukshëm. Ai ka formuluar edh