Posts

Showing posts from May, 2022

Basketbolli!

  🏀🏀Basketbolli🏀🏀 Loja e basketbollit është një lloj sporti me top që luhet në mes të dy ekipeve me nga 5 lojtar secila skuader. Qëllim i lojës është që lojtarët, (basketbollistët) të fusin më shpesh topin në koshin e ekipit kundërshtar duke mos thyer rregullat e lojes . Basketbolli është shpikur nga trajneri i universitetit të Kansas James Naismith. NBA është liga më e popullizuar të basketbollit në botë. Basketbolli është një sport ekip në të cilën dy ekipet e pesë lojtarëve të përpiqet të shënojnë pikë kundër njëri-tjetrit duke vendosur një top (me një diametër prej 45,7 cm) në një shtyllë 3,048m të lartë sipas rregullave të organizuara. Basketbolli është një nga sportet më të popullarizuara dhe të shikuara gjerësisht në botë. Tashme,basketbolli luhet ne mbare boten. Basketbollin e ka krijuar kanadezi  James Naismith  arsimtar i ed. fizike në kolegjin e Springfilldit të shtetit Masachusets me qëllim që skuadrës se ragbis t'i bënte të mundur që të luanin në sallë. James Naism

Futbolli!

⚽⚽ Futbolli⚽⚽ Shoqata e futbollit , njohur zakonisht si  futboll , është një lojë sportive midis dy skuadrave të përbëra me njëmbëdhjetë lojtarë (10 lojtare dhe nga nje portier) me një top sferike për 90 minuta apo një orë e gjysëm. Kjo lojë luhet nga 250 milionë lojtarë në 200 shtete, duke e bërë sportin më popullor në të gjithë botën. Loja zhvillohet në një fushë katërkëndëshe me një portë në të dyja anët e fundit të saj. Qëllimi i lojës është të shënosh gol në portën kundërshtare. Portierët  janë të vetmit lojtarë që mund t'a prekin topin me duar dhe me krahë gjatë kohë që janë vetëm në zonën e penalltisë. Lojtarët e tjerë jashtë kësaj zone përdorin këmbët për të pasuar ose për të goditur topin, por gjithashtu mund të përdorin dhe kokën. Skuadra që shënon më shumë gola deri në fund të ndeshjes fiton. Nëse rezultati është i barabartë deri në fund të ndeshjes, ndeshja ose konsiderohet barazim ose ndeshja shkon në kohën shtesë ose në gjuajtjet e penalltisë duke zbaturar formatin e

Blogu im i pare!

  Blogu         Ditari elektronik  apo  blogu  (nga  anglisht :  blog  nga  weblog , fjalë e përbërë nga  Web  dhe  log ), është një ditarë (personal) digjital. Shënimet e shkruara në llogaritësin personal publikohen në  World Wide Web . Në fakt blogu është një fletë e gjatë në të cilën publikohen shkrimet sipas kohës kur ato janë shkruar. Në të vërtet është një fletë interneti por që në rastin ideal është fleta është e shkruar vetëm në një nivel (pa nënfleta). Blogu i jepë mundësin „blogerit“ dhe lexuesit një hapësirë të thjeshtë mediale për paraqitjen e aspekteve të jetës apo mendimit personal për temat specifike. Me fjalë të tjera Blogu merret si një „këndë në internet“ i ngjashëm me forumin në internet ku bëhet shkëmbimi i informatave, mendimeve apo përvojave, etj.